Haleakalā


Haleakalā, është një vullkan gjigand mburojë, në formën e nje ledhi mbrojtës për pjesën lindore të ishullit Maui (Hawai). Sipas legjendës, ai ishte këtu, në preherin e malit Maui si gjysmëperëndi, i gatshëm për të liruar djellin vetëm pasi ti kishin premtuar se do faleshin para tij. Haleakalā do të thotë “shtëpia e diellit”, parku përfshin pellgun dhe kurorën e vullkanit. Nga OKB-ja Haleakala është vlerësuar si një biosferë rezervë e botës, sepse territori përbëhet nga përzjerja e 2 klimave të kundërta, nga ajo e malit dhe ajo e bregdetit (tropikale dhe arktike). Rruga për të shkuar në Haleakalā ngrihet mbi nivelin e detit në 10.000 fut (3048 metra) e zgjat në 38 milje (61 kilometra)-ndoshta një nga gradientet më të mëdha në botë. Vizitorët mahniten me ndryshimet drastike të klimës dhe bimësisë. Perëndia ka krijuar një botë të vogël në këtë ishull, – thonë studiuesit. Aty kemi një zonë me vegjetacionet karakteristike subtropikale dhe një zonë me klimë shkretëtire subalpine, ku rritja e bimëve dhe kafshëve të tilla si silversword Haleakalā mund të shihen rrallë në këtë vargmal të egër. Disniveli dhe pamja e zonës nga vullkani Haleakala deri në ultesirë është kaq drastike, sa të krijon përshtypjen se erozioni miliona vjeçar ka bërë që njeriu të perjetojë ndryshime klimateriko-tokësore si në një film me metrazh të shkurtër. Ekziston një bukuri ”therëse” sa magjistarët këtu aplikojne magjitë në proçesionet e tyre. Si rezultat i kësaj bukurie tërheqëse. Ishulli Maui me vullkani Haleakala është shpallur Park Kombëtar i vlerave të rralla.


About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: