MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE PAS ZGJEDHJES SË PUTINIT


Marrëdhëniet Ndërkombëtare pas zgjedhjes së Putinit

Dy ngjarje të cilat u zhvilluan muajin që kaloi patën nje rendësi shume te madhe.

Ngjarja e parë ka të bëjë me zgjedhjen për të tretën herë të Vladimir Putinit si Kryetar Shteti i Rusisë duke marrë 64 % të votave; kurse tjetra ka të bëjë me deklaratën e bërë nga Sekretari Amerikan përgjegjës për Mbrojtjen e SHBA-së Leon Panetta në Komitetin e Shërbimeve Ushtarake të Senatit që tha se SHBA-ja nuk mendon të kryejë ndonjë operacion ushtarak në Siri. Iu kujtojmë se një deklaratë të ngjashme pati bërë më parë edhe Presidenti Obama. Kjo gjendje, të jep një ide sidomos për politikat e jashtme të këtyre dy fuqive të mëdha ndërkombëtare, dhe në të njëjtën kohë edhe për të ardhmen e rajoneve që i interesojnë të dyja këtyre fuqive. Pra kjo ide duhet të merret në analizë në mënyrë të kujdesshme jo vetëm nga ana e akademikëve por edhe nga formuluesit e politikave të jashtme. Kështu pra të dyja këto zhvillime japin pamjen e fillimit të një periudhe të re ndërkombëtare.

“Edhe pse nuk shihej si surprizë rizgjedhja e Putinit si Kryetar Shteti i Rusisë, sidomos ishte e papritur marrja prej tij e një numri kaq të madh votash. Mendohej se Putini ishte konsumuar dhe se opozita kundra tij ishte rritur, prandaj ishte i habitshëm ky përfundim. Lotët që i rridhnin Putinit tek festonte fitoren nuk ishin vetëm nga lumturia, por atë duhet ta ketë habitur edhe numri i madh i votave që korri. Kështu që një mbështetje kaq e madhe do t’ia rrisë Putinit edhe guximin politik. Putini i cili morri një mbështetje kaq të gjerë nga populli në këtë periudhë të re mund të mbajë një qëndrim më të ashpër. Pra kjo gjendje nuk do të jetë një surprizë që të ndikojë vetëm politikën e brendshme por edhe politikën e jashtme.

E dimë që Putini ndjekë një politikë të jashtme të ashpër duke mbajtur një qëndrim kundër politikës ushtarake dhe të sigurimit të SHBA-së. Në vitin 2007 në fjalën që pati mbajtur Putini në Konferencën e 43-të të Sigurimit në Mynih, e pati akuzuar SHBA-në se “po i kalon kufijtë e durimit duke u munduar t’i imponojë të gjithëve kërkesat e saja”. Ai pati hedhur pretendimin se SHBA-ja me politikën që ndjek ndaj Iranit apo në Gjeorgji si dhe me zgjerimin e NATO-s dhe me përqendrimin e raketave në atë rajon, po e shtyn botën drejtë pasigurisë. Këto pikëpamje të Putinit tregojnë se Rusia nuk do të pajtohet lehtë me SHBA-në. Këto pikëpamje na japin një ide edhe mbi politikën e jashtme që do të ndjekë Putini në këtë periudhë të re. Sepse periudha në të cilën gjendemi sot, në krahasim me kushtet e vitit 2007, nuk është më e mirë, përkundrazi është më e tensionuar. Pranvera Arabe, krizat në Siri dhe në Iran, përqendrimi i raketave në Turqi, destabiliteti në Kaukaz do të luajnë në këtë periudhë rolin kryesor në politikën e jashtme të Putinit. Pra në lidhje me të gjitha këto çështje, sipas Medvedievit, nuk është për t’u habitur që të shohim një Rusi më të ashpër.

Në këtë periudhë të re se çfarë politike të jashtme do të ndjekë Rusia në pjesën më të madhe, ajo varet nga politika e jashtme që do të ndjekin interlokutorët e saj. Pra shihet se në krye të vendeve që kanë këtë bindje vjen SHBA-ja. Fjalët e Panettës dhe të Obamas mbi Sirinë nuk janë thënë vetëm nën ndikimin e zgjedhjeve presidenciale, por në të njëjtën kohë edhe sepse SHBA-ja nuk do të gjendet ballë përballë me Rusinë. Për ShBA-në ana më kritike në këtë periudhë janë krizat ekonomike dhe financiare që po kalojnë vetë SHBA-ja dhe vendet Perëndimore. Moszgjidhja në asnjë farë mënyre e problemeve që po hasin në Afganistan dhe Irak, SHBA-ja dhe vendet e NATO-s, krahas humbjes së prestigjit, ato përbejnë edhe një gangrenë ekonomike dhe financiare për to.

Që këto probleme nuk po zgjidhen kjo nuk do të thotë se SHBA-ja do të futet në një aventurë të re në Siri apo në ndonjë vend tjetër. Këtu duhet t’ju kujtojmë se pavarësisht nga “legjitimiteti” i vendimeve nr. 1970 dhe 1973, të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në operacionin kundër Libisë SHBA-ja pati mbetur prapa. Kurse në lidhje me Sirinë ku nuk ekziston ndonjë legjitimitet, po të kemi parasysh se përballë SHBA-së gjendet Kina, kjo fuqi gjigande ekonomike, si dhe Rusia, kjo fuqi ushtarake e madhe, do të mendojmë se SHBA-ja nuk e sheh pozitive një operacion të ngjashëm me atë të Libisë. Këtu duhet t’iu kujtojmë se si Rusia për shkak të operacionit në Libi, i pati kritikuar si SHBA-në ashtu edhe Francën dhe Anglinë, prandaj duhet të themi se ajo nuk do ta mbështesë një operacion ushtarak kundër Sirisë. Dhe këtë Rusia do ta bëjë jo vetëm për të mbrojtur interesat e Sirisë, por se ajo nuk do që ai rajon t’i iki tërësisht nga duart.

Përveç SHBA-së dhe Rusisë, duhet që edhe vendet e tjera, nën dritën e ekuilibrave të reja ndërkombëtare, t’i bëjnë një analizë politikës së jashtme dhe deklaratave të tyre. Me në krye Sirinë, në vend të ndryshimeve nëpërmjet të dhunës, të preferojnë zgjidhje që janë më të moderuara dhe nëpërmjet të dialogut. Duke qenë se nuk po jetojmë një periudhë të këputjes ideologjike ashtu siç jetuam në kohën e Luftës së Ftohtë, Turqia dhe vendet e tjera nuk duhet t’i shmangen diplomacisë dhe bashkëpunimit shumë dimensional. Turqia, ashtu si në të kaluarën e afërt, duhet që edhe sot ta fuqizoje dialogun me Rusinë e Putinit dhe marrëdhëniet Turqi-Rusi nuk duhet të përqendrohen vetëm në fushat energjetike, tregtare, ekonomike dhe politike por në të njëjtën kohë duhen bërë edhe negociata për zgjidhjen e krizave në Siri, Iran dhe vende të tjera. Duhet të pranojmë këtë gjë: (që sipas meje SHBA-ja e ka parë që së hershmi), problemet në atë rajon nuk mund të zgjidhen duke shpërfillur Rusinë dhe Kinën. Sidomos përplasjet ushtarake dhe ato që përfshijnë dhunën nuk mund të zgjidhen kurrë pa u marrë vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Për këtë arsye duhet ndjekur strategjia e “metodës për zgjidhjen e krizës dhe të ndryshimit të regjimit “, si p.sh. në Siri.

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: