NATO dhe Samiti i Çikagos


Ku shkon NATO?

Më datat 20-22 maj 2012 në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u mbajt mbledhja më e madhe e NATO-s që nga themelimi i Aleancës. Së bashku me kryetarët e shteteve dhe qeverive të 28 vendeve anëtare në Samitin e NATO-s të zhvilluar në Çikago morën pjesë edhe kryetarët e shteteve dhe qeverive të afërsisht 60 vendeve tjera. Duket se ky samit është një pikë-thyerje jo vetëm nga ana e pjesëmarrjes së vendeve, por njëkohësisht edhe nga pikëpamja e politikës dhe sigurisë botërore. Në krahasim me samitin e Lisbonës të mbajtur në vitin 2010, në samitin e Çikagos u hodhën hapa më të avancuar. Qyteti i Çikagos, që njihet edhe si vendlindja politike e  Presidentit Obama, kësaj radhe u shqua duke i dhënë një drejtim të ri aleancës së NATO-s. Sepse me vendimet e marra në këtë samit, NATO-ja mori përsipër role më të mëdha dhe më sfiduese.

Më e rëndësishmja prej këtyre vendimeve është transferimi i kompetencave tek NATO-ja të sistemit të paralajmërimit të hershëm, prodhim amerikan që do të instalohet në Kyrexhik (Kürecik)të Turqisë. Ky transferim është hapi i parë i sistemit të mbrojtjes të NATO-s nga raketat balistike.Vendimi i dytë i rëndësishëm i marrë në Çikago është zhvillimi i një koncepti të ri për mbrojtjen dhe sigurinë, i quajtur “Mbrojtja Inteligjente”. Ndërsa vendimi i tretë është dhënia fund e operacioneve të forcave të sigurisë së NATO-s, ISAF, në Afganistan deri në vitin 2014. Gjithashtu në samitin e Çikagos mes NATO-s dhe 13 vendeve të ndryshme të botës u themeluan partneritete.

Aleanca e NATO-s ka lindur në fillim të Luftës së Ftohtë dhe gjatë kësaj periudhe ka bërë përpjekje kundër Bashkimit Sovjetik dhe Bllokut të Lindjes, por duke pritur që ky mision të marrë fund me përfundimin e Luftës së Ftohtë ajo filloi të luajë rol në një hapësirë gjeografike më të gjerë duke filluar prej Ballkanit e deri tek Azia Qendore. Operacionet e Kosovës dhe Afganistanit bënë që NATO-ja të kthehet në një organizatë pothuajse te transformuar. Ndërkohë që NATO-ja doli e suksesshme në misionin e saj në Kosovë, ajo mori një plagë të madhe në Afganistan. Kjo gjendje e tronditi imazhin e NATO-s, por nuk dëmtoi prezencën e saj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtylla kurrizore dhe truri i NATO-s, si çdo herë, janë duke bërë përpjekje për forcimin e Aleancës me një mision dhe vizion të ri. Ndërsa samiti i zhvilluar në Çikago ishte një mbledhje e cilësisë përgatitore për këtë.

Në krye të kësaj gjenden vendimet që mundohet ta bëjnë NATO-n një organizatë të mbrojtjes dhe sigurisë mbarëbotërore. NATO-ja, një organizatë me origjinë transatlantike, vitet e fundit ka luajtur një rol të rëndësishëm në Ballkan dhe Azinë Qendrore. Ndërsa tani ajo përqendrohet në Lindjen e Mesme, por në të njëjtën kohë është duke vendosur lidhje me gjithë botën. Pjesëmarrja e 60 shteteve (ne samit) nga ana e NATO-s është një rezultat mahnitës nga pikëpamja e historisë dhe zhvillimit të organizatës, të paktën për arsye se 1/3 e vendeve të botës janë mbledhur nën një çati.

Por, nëse e analizojmë nga një këndvështrim tjetër, mund të shohim se nga qëndrimi i NATO-s “Lufta e Ftohtë” vazhdon ende. Duket se NATO-ja ka ende rivalë në botë, pasi vazhdon të merret me çështjet ushtarake dhe të mbrojtjes. Këta rivalë edhe pse pa emer, gjenden formalisht ose de facto jashtë botës perëndimore, por posaçërisht përfshin procesin e polarizimit të dalë në kontekstin e Pranverës Arabe. Në realitet kjo gjendje pasqyron një tensionim drejt koncepteve te ish-Luftës së Ftohtë.

Në anën tjetër NATO-ja në kuadër të “Mbrojtjes Inteligjente” është duke e zhvilluar konceptin e armëve të reja, të sistemeve raketore dhe ndarjes së barrës e përgjegjësisë. Qëllimi këtu është që në njërën anë të ndahen shpenzimet e mbrojtjes ndërmjet vendeve anëtare të NATO-s, dhe në anën tjerët procesi i armatimit të formohet posaçërisht nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mund të themi se strategjia e re e NATO-s është që armatimi dhe teknologjia e mbrojtjes të mbeten nën zotimin e patronazhin e Amerikës, ndërsa shpenzimet të ndahen mes gjitha vendeve anëtare. Ndoshta kjo strategji është paramenduar si një formulë për të nxjerrë nga kriza Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Kemi parë që NATO-ja ka filluar të luajë rol në Lindjen e Mesme ose në procesin e Pranverës Arabe, por tani ajo ka filluar ta zgjeroje edhe me tej këte roli. Shembulli i parë në këtë kontekst është pjesëmarrja e NATO-s në operacionet në Libi. Ndërsa shembulli i dytë, ishte ideja e pjesëmarrjes së Izraelit në samitin e Çikagos, ide kjo e dalë para samitit, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit të këtij vendi me NATO-n. Ndoshta plani në lidhje me Izraelin nuk u realizua, por pjesëmarrja krahas Turqisë në samit edhe e Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë dhe Marokut dhe debati në lidhje me Sirinë, nënkupton hyrjen e NATO-s në Lindjen e Mesme. Natyrisht që këtu duhen theksuar posaçërisht pozita, roli dhe planet për të ardhmen e Turqisë.

Është e mundurtë thuhet se Turqia zë vend në qendër të të gjitha vendimeve të marra në samitin e Çikagos dhe në periudhën e ardhshme do të luajë një rol më të madh brenda NATO-s. Roli i parë i Turqisë është bërja e saj një qendër e paralajmërimit të hershëm, që është shtylla e parë e sistemit të mbrojtjes raketore. Ky hap i parë në të njëjtën kohë e bëri Turqinë pararojë të Mbrojtjes Inteligjente. Roli tjetër i Turqisë brenda NATO-s është paraprirja në Pranverën Arabe dhe në vendet e rajonit në tranzicion.

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl

Në fjalimin e tij të mbajtur në Çikago, Presidenti Abdullah Gyl dhe në artikullin e tij të botuar në gazetën “Todays Zaman”, vuri theksin në rolin qe do te kishte Turqisa brena aleances. Sado që Turqia nuk mori përkrahjen e duhur nga vendet anëtare të NATO-s në lidhje me politikën e Sirisë, ajo është duke e vazhduar rolin e saj në mënyrë të qëndrueshme në problemet e Pakistanit, Afganistanit, Irakut dhe vendeve tjera të krizës. Kjo gjendje tregon se barra kryesore në kërkim të roleve të NATO-s në Lindjen e Mesme do të jetë mbi supet e Turqisë. Ndërkaq duhet diskutuar më vete se çfarë rezultatesh do ti sjellin këto role Turqisë dhe rajonit.

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: