Requiem


Në Beograd, të martën e datës 15 Qershor 2010, me të shtëna revolveri, në symbyllje, u vetëvra aktori Bekim Fehmiu. Ai ishte shtatëdhjetë e katër vjeç, vite të cilat nuk janë tipike për vetëvrasje. Ishte i pari aktor jugosllav me reputacion ndërkombëtar.

Nga Mile Stojic

Me bukuri apolloniane dhe i talentuar si Orfeu. Ka regjistruar mbi pesëdhjetë filma, në të cilët ka luajtur rolet kryesore. Ka aktruar te “Odiseu”, bashkë me Irenë Papas, tek “Dezertori” me John Huston, te “Leja për të vrarë” me Ava Gardner dhe Dik Bogart, te “E dashura ime Libera” me Claudia Cardinale-n, te “Salon Kitty” me Helmut Berger… por, gjithsesi publiku ynë, më së shumti, e mban mend në rolin e Belog Bore në filmin e Aleksander Petroviçit, “Mbledhësi i puplave”, me atë skenën kur i përgjak duart e veta duke shkatërruar shishet në tryezën e kafenesë.

Bekim Fehmiu ishte aktori i parë kosovar që u shkollua në gjuhën shqipe, nga shkolla fillore deri në provimin e maturës. Pas gjimnazit ai u pranua si anëtar i dramës shqipe në Prishtinë dhe më pas shkon në Beograd, ku përfundoi edhe Akademinë e Teatrit.

Nëse për aktorin gjuha është instrumenti, Bekimi pak ka luajtur në Harfën e tij – ka luajtur kryesisht në serbisht, anglisht ose italisht. Pasardhës i një familjeje të pasur nga Gjakova, Fehmiu lindi në Sarajevë, në Vratnik, ku babai i tij ishte mësues. Pas kësaj, u vendos me prindërit në Shkodër, dhe pastaj përsëri në Kosovë, në Prizren. Ishte fëmijë tipik i Jugosllavisë, i rritur në frymën e bashkim-vëllazërimit. Më pas u martua me aktoren beogradase Branka Petrić, me të cilën ka dy djem.

Megjithatë, aktori kryesor i dramës asnjëherë deri në fund të jetës nuk ka qenë i pranuar, dhe kjo për arsyen e thjeshtë se ishte shqiptar. Jugosllavia, në të cilën jemi rritur ka qenë gënjeshtër dhe paragënjeshtër në vëllazërim-bashkim, dhe sot njerëzit më tragjik janë ata njerëz që këtë gënjeshtër e kanë jetuar si të vërtetë.

Gjendja e popullit shqiptar, deri në të ashtuquajturin Plenium i Brijoneve, i vitit 1966, ka qenë e tillë sa qindra janë zhdukur brenda natës, por që nga koha kur Tito e zëvendësoi Aleksandar Ranković, shqiptarët e Kosovës fituan statusin e “popullsisë”, por atëherë për ta filloi të flitej zëshëm me përçmim.

Punën që Dobrica Cosić e filloi me Ranković-in, megjithatë, pas disa dhjetëvjeçarësh do e vazhdonte me Miloshević-in, i cili në fakt u hoqi atyre të gjitha të drejtat politike duke i quajtur “Šipcima” (shqiptarë, me përçmim).

Golgota shqiptare do të vazhdonte edhe gjatë viteve ‘90, me ndjekjen e mbi një milion shqiptarëve jashtë vendit, gjë që do të përfundonte me bombardimet e Aleancës Atlantike mbi Serbinë dhe pastaj me pranimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Por çdo gjë ka filluar, siç e thamë, shumë më herët.

Atë gënjeshtër Fehmiu e kishte ndjerë shumë kohë më parë. “Në shenjë proteste ndaj propagandës antishqiptare dhe të përhapjes së urrejtjes ndaj popullit shqiptar, babai im, në vitin 1987, e la demonstrativisht shfaqjen ‘Madame Collontein’ (Agnette Pleyal), në të cilën luante Leninin dhe Stalinin, dhe ndahet përfundimisht dhe publikisht nga aktiviteti artistik në ish-Jugosllavi”, shkruan i biri i tij Uliksi, sot aktor në Amerikë, në hyrjen e librit me kujtime të Bekimit, “Blistavo i strašno” (E shkëlqyer dhe e tmerrshme), publikuar nga Shtëpia Botuese Samizd në Beograd, në vitin 2002.

Atë libër tronditës, Bekimi e fillon me vargjet e Carl Goldonj-it për Dalmacinë:

“Në tokë Ilire kam lindur, këtë nuk e mohoj, në dejet e mija qarkullon i njohuri gjaku im famëlartë, gjaku i heronjve të shquar, vend i lavdisë së përjetshme, ku fjala e dhënë është më e rëndësishme se jeta, që shkëlqimin e sojit të vet e dëshiron mbi të gjitha”.

Në atë libër ai flet mbi jetën e vet, janë fjalët e një njeriu të talentuar, mbi thyerjet e tij shpirtërore dhe mbi odisenë e tij vetiake, nga megaylli beogradas deri te i dëbuar si shqiptar.

Duke kujtuar ngrohtësinë e Sarajevës, Prizrenit dhe Shkodrës, ai kujtohet edhe për çastet në to, dehjen e kotësisë dhe famën, jetën e kurorëzuar me dafina, por çdo herë i përballur me mallkimin e identitetit dhe përkatësisë.

Saga e tij familjare, brohorimat në arenat e tejmbushura dhe vetpërndjekjen e tij, solidariteti i tij me popullin e vet dhe pamundësia për t’i ndihmuar dhe ndalur të keqen dhe vrasjet, e çoi t’i jepte fund jetës duke qëlluar mbi kokën e vet.

Në lajmin e vdekjes së tij m’u kujtua një rrëfenjë, të cilën kohë më parë ma ka treguar poeti kroat Petar Gudelj. Duke shëtitur lartësive të Biokovës, poeti kishte dëgjuar njëherë një këngë të trishtuar dhe kënduar në gjuhë të pakuptueshme, e cila vinte nga maja lart. Duke shkuar pas këngës, ai ndeshi një grup punëtorësh ndërtimi. Ishin shqiptarë që po ndërtonin njëfarë shtëpie.

bjeshkatarësh. “Ishte kohë pasdreke, ata kishin pirë pak verë dhe këndonin”, tregonte Gudelj. “Disa këngë shqiptare, shumë të bukura dhe të trishtueshme. Unë po mendoja, asgjë s’po kuptoj, por ky bar dhe kjo tokë e kupton shumë mirë këtë gjuhë ”.

Vetëm ai bar i Biukovës, e kupton dorën pse dhe për çfarë e tërhoqi këmbëzën dhe ndërpreu jetën e aktorit, më të madhit shqiptar dhe jugosllav të shekullit të njëzetë. Pjesëtar i atij populli, ku fjala e dhënë është më e rëndësishme se jeta.

Etiketa: , , , , ,

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: