Antarktida, “Kontineti pa kufij”


Antarktida, “Kontineti pa kufij”

100 vjet me pare, me 7 mars te vitit 1912, norvegjezi Roald Amundsen i beri te ditur botes mbi nenshtrimin e Polit te Jugut. Ekspedita e tij ne Antarktide, ne piken me te paarritshme, kishte zgjatur pothuaj nje vit.
Ekzistenca e kontinentit te gjashte per nje kohe gjate ka qene vec nje hipoteze e shkencetareve, por ajo u vertetua me 1820. Asokohe, anijet ruse “Vostok” dhe “Mirnij”, nen komanden e Fadej Belinsgauzenit dhe Mihaill Llazarievit pershkuan akujt nen 69 grade gjeografike dhe u afruan ngjitur me brigjet e Antarktides.

Sot Antarktida eshte ne llojin e vet nje republike shkencetaresh. Atje punojne studiues nga 27 vende te botes, tregon Shefi i sektorit te bashkepunimit nderkombetar te Institutit te Studimeve te Arktikut dhe Antarktides ne Shen-Petersburg Sergei Prjanikov:
– Parimi i bashkepunimit eshte gjeja kryesore, qe eshte fiksuar ne Traktatin mbi Antarktiden. Madje, edhe gjate koherave te ‘Perdes se hekurt”, ata qe jane marre me Antarktiden, shoqeroheshin lirisht me koleget dhe kembenin njohurite mes tyre neper evenimente te ndryshme.

Numri i perfaqesimit nga te gjitha kontinentet ne Antarktide, gjate sezonit veror, mberrin deri ne 10 mije persona. Gjate dimrit, kur temperatura e ajrit zbret deri ne minus 60-80 grade Celcius, atje mbesin rreth 1000 vete. Studiuesit ruse punojne ne pese stacione me kohe te plote vjetore. Ne shkurt te ketij viti, ne stacionin “Vostok”, pas nje shpimi per 40 vjet u arrit ne siperfaqen e nje liqeni subglacial me uje te embel, qe mban te njejtin emer, i cili gjendet nen nje shtrese akulli me trashesi rreth kater kilometra. Qe andej do te nxirren provat e ujit dhe material mineralo-biogjenetik. Ka te ngjare te kete zbulime tronditese, impresionuese, mbasi ky liqen ka qene i mbuluar me nje korrace akulli 40 milione vjet me pare. Nje drejtim tjeter i studimeve te shkencetareve ruse eshte hulumtimi i ndryshimeve klimaterike ne Antarktide, pasi pikerisht rajonet polare luajne rolin kyc mbi motin ne gjithe planetin. Kreu i ekspedites ruse ne Antarktide Valerij Llukin ve ne dukje, se edhe gjeologet po bejne nje pune me interes:

Fjala nuk eshte per zbulime vendburimesh gjeologjike, sepse ne Antarktide kjo eshte e ndaluar me marreveshje nderkombetare, por per vleresimin e perspektives se resurseve minerare. Kjo lidhet me deficitin e mundshem te llojeve te ndryshme te resurseve natyrore, cka mund te coje ne ndryshimin e rregullave nderkombetare te vendosura per momentin e dhene. Prandaj per kete duhet te jesh i pergatitur. Biologet ruse po studiojne ekosistemet e Antarktides. Mikroorganizmat perftojne atje forma jetesore mjaft te qendrueshme, te cilat u lejojne te mbijetojne ne kushte te atilla ekstremale. Dhe ato mund te sherbejne edhe si lende e pare per te marre preparate farmakologjike te brezit te ri.
Traktati i Uashingtonit i vitit 1959, e shpalli kontinetin e gjashte zone te lire nga armet berthamore dhe llojet e tjera te armeve. Kjo marreveshje nderkombetare unikale lejon qe Antarktida te zoterohet ne interes te gjithe njerezimit.

http://banka-ideve.com

Etiketa:

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: