ENERGJIA E GJENERUAR NGA MBETJET URBANE


Nga viti 2008 në Teksas ka pasur 21 projekte landfill-i të gazit dhe energjisë në zbatim dhe potencial për të zhvilluar edhe 50 të tjerë. Landfill-et ofrojnë mundësitë më të mira të gjenerimit të energjisë. Gjysma e gasit të cliruar nga landfill-et është metani, i cili kimikisht është pothuajse njësoj natyral sa gazi. Gazi i landfill-eve është një burim energjie që ndalon në mënyrë direkte ndotjen atmosferike.

Depot e mbetjeve të ngurta janë burimi më i madh i metanit që lidhet me dëmtimin e shëndetit të njeriut në SHBA, duke përbërë kështu 34% të këtyre ndotjeve. Metani është një gaz i fuqishëm që shton smogun dhe kontribuon në ngrohjen globale duke mbetur në atmosferë për 9 deri në15 vjet. Agjensia e Mbrojtjes Mjedisore aktuale nëpërmjet Aktit të Ajrit të Pastër i kërkoi menaxhuesve të landfill-eve që të koleksionojnë dhe zhdukin gasin e landfill-it ose duke e djegur ose duke ndërtuar një sistem të jashtëm energjie.

Kur metani digjet në kushte të kontrolluara në vend që të lihet i lirë në atmosferë ai kthehet në një burim të vlefshëm energjie të rinovueshme që mund të gjenerojë elektricitet, nxehtësi apo karburant për automjetet. Shndërrimi i groposjes së rrezikshme të metanit në energji të tregëtueshëme përmirëson mjedisin, zhduk aromat e këqija dhe njëkohësisht gjeneron të ardhura. Metani i purifikuar mund të përdoret për gjenerimin e elektricitetit ose për kaldajat e karburantit apo aplikime të tjera termike. Tubacionet e metanit gjithashtu mund të shfrytëzohen nga rrjeti i pushtetit vendor për të vënë në punë gjeneratorët elektrikë.

Nëse 70 landfill-et më të mëdha në Teksas kanë qënë të zhvilluara plotësisht për shfrytëzim energjie, për afërsisht 40 milardë metra kub metan kanë shkuar në atmosferë. Është vlerësuar se afërsisht 200 MW energji elektrike mund të gjenerohet nga ky gaz i papërdorur. Kjo mund të sigurojë energji elektrike për më shumë se 100. 000 shtëpi të Teksasit.

Dekompozimi natyral anaerobik i biomasës së landfill-eve shakakton emisionin e gasit të landfill-it. Në mënyrë që të lirohet metani puset e landfill-eve çpohen. Më pas disa tuba e çojnë gasin në një pikë qendrore ku pastrohet para se të digjet.

Edhe pse ambientalistët e shikojnë prodhimin e metanit në landfill-e si një mënyrë të zakonshme për të përdorur mbetjet, teknologjia ka qënë e ngadaltë në këtë drejtim sepse historikisht nuk ka pasur shumë incentiva financiare.

Megjithatë me rritjen e landfilla-ve fuqia e biomasës është duke u shndërruar në një perspektivë ekonomike tërheqëse.

Etiketa: ,

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: