BE-ja DHE QASJA NDAJ MENAXHIMIT TË KRIZAVE


 

Tirana Observer

Bledar KOMINI

Gjatë dekadës së fundit, Bashkimi Evropian e ka rritur rolin e tij në menaxhimin e krizave, si në nivel rajonal ashtu dhe në atë global. Me krijimin dhe zgjerimin e një ideje për sigurimin dhe mbrojtjen evropiane, BE ka përvetësuar dhe ngritur një grup instrumentesh dhe institucionesh në nivel operativ për menaxhimin e krizave. Duke filluar që nga viti 2003 (me UEPM në Bosnje-Hercegovinë), vit në të cilin u krijua edhe institucioni i Politikave të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Përbashkët (European Security and Defence Policy), BE-ja është angazhuar në 25 konflikte, 17 prej të cilave kanë qenë civile dhe civile e ushtarake bashkë – prej tyre 12 ndërhyrje kanë qenë vetëm në vitin 2006.

Modeli që ka ndjekur BE ka qenë ai i “sigurisë përfshirëse”. Ky model mbështetet jo vetëm në menaxhimin e konflikteve, por edhe në ndalimin e tyre. Ai parashikon një spektër të gjerë aktiviteti në mbështetje të paqes. Kjo qasje, e cila qëndron në themel të Strategjisë Evropiane të Sigurisë nisur në vitin 2003, është ritheksuar edhe në disa dispozita të reja të Traktatit të Lisbonës, hyrë në fuqi në 1 dhjetor 2009. Megjithatë, menaxhimi i krizave dhe ndërmarrja e operacioneve konkrete, nuk është një ambicie strategjike e BE dhe traktateve të saj.

Origjina e idesë mbi krijimin e një institucioni të përbashkët evropian për menaxhimin e krizave i shtrin fillesat e saj pikërisht në vitet ’90. Ishte pikërisht samiti franko-britanik i dhjetorit 1998 në Saint Malo, kur të dyja këto vende të vendosura përballë një krize ballkanike në Jugosllavi, u gjendën të papërgatitura për të reaguar. Përtej faktit se Evropa kishte mbi 2 milion ushtarë, forca të vendeve të BE-së, sërish ajo nuk arriti të gjente një konsensus për të ndërhyrë në krizën ballkanike. Të vetme vendet evropiane ishin të papërgatitura për të dhënë ndonjë kontribut, e vetmja mënyrë ishte që të kishte një reagim institucional. Vetëm në Samitin e Helsinkit të dhjetorit 1999, vendet e BE-së arritën që të binin dakord për krijimin e një kuadri institucional për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Evropë, e cila do t’i angazhonte vendet anëtare të përfaqësoheshin me 60.000 trupa ushtarake (njohur ndryshe si Helsinki Headline Goal). Ndërhyrja e parë ushtarake në formë paqeruajtëse ishte ajo në Republikën Demokratikë të Kongos, po në vitin 2003.

Në 2003 Këshilli Evropian i dha fund procesit të nisur në Helsinki edhe pse disa nga objektivat kryesore të vendosura në të nuk ishin realizuar. Kështu ishin realizuar në tërësi objektivat sasiorë, ndërsa në aspektin cilësorë objektiva si transporti dhe mbrojtja e forcave kishin pasur vonesa në realizimin e tyre. Franca dhe Britania në një farë mënyre mbetën disi të zhgënjyera nga realizimi i Qëllimeve të vendosura në Helsinki.

Në 2004 u aprovua një objektiv tjetër primar i quajtur Headline Goal 2010. Shtetet anëtare angazhoheshin që të ishin të afta brenda vitit 2010, që të reagonin me aksione të shpejta dhe të vendosura mbi veprimet e nevojshme në raste krizash apo ndërhyrjesh ushtarake dhe civile. E gjithë kjo do të realizohej nga “grupe taktike”, të përbëra nga 1500-2000 ushtarë, të udhëhequra nga këshilla ushtarakë kombëtarë dhe multikombëtarë. Sërish edhe pse arritjet nuk ishin të vogla në këtë drejtim, përsëri nuk munguan problemet, kështu nuk u vendosën qartë se cilët do të ishin institucionet mbikëqyrëse ndaj angazhimeve të secilit shtet dhe si do të ndiqej ecuria e tyre. Në 2009 Politika e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Përbashkët u fut në Traktatin e Lisbonës dhe rrjedhimisht festoi dhjetëvjetorin e saj.

Në disa këndvështrime Evropa po humbet shumë në aspektin e ndikimit të saj politik dhe ekonomik global. Përballë një Kine gjithnjë në rritje, një Brazili dhe Argjentine konkurruese dhe me një ekonomi ekspansioniste rajonale, si dhe Rusinë që kërkon të rigjej veten në arenën ndërkombëtare, situata duket shumë e paqartë. Këndvështrimi për rritjen e ndikimit evropian duket edhe më i zbehtë kur shtete si Turqia dhe Ukraina të gjendur në kufijtë e Evropës, lëkunden në mënyrë të paqartë për drejtimin që do të marrin në të ardhmen. E njëjta gjë ndodh edhe me Ballkanin, Serbia vijon të mbetet një “kunj” i fortë për të ardhmen e rajonit.

Shtetet anëtare vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të pavarur mbi problemet e sigurisë së përbashkët. Në cilindo rast shtetet kanë zgjedhur të ruajnë një profil ndikimi dhe aktivizimi të ulët, po ashtu edhe Traktati i Lisbonës më shumë ngjalli dyshime sesa entuziazëm. Kjo sjellje mund edhe të shpjegohet me një farë lodhjeje prej politikave të sigurisë të ndërmarra nga vendet anëtare (si dhe mbi rolin e BE-së), rezultati i të cilave nuk ishte i qartë dhe i perceptueshëm drejt. Fakti që Politika e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Përbashkët nuk dha rezultatet e pritura, ndikoi në opusin e përgjithshëm të këtyre vendeve mbi ruajtjen e perceptimit të BE-së më shumë si një institucion ekonomiko-politik, për t’i lënë vend institucioneve të tjera ndërkombëtare si NATO që të luajnë rolin e tyre edhe në këtë fushë. Disa prej vendeve anëtare të BE-së janë të angazhuara prej vitesh në Afganistan dhe Irak, edhe pse ky rol mbetet i vogël në kuadër të Aleancës së Atlantikut, por gjithsesi është tregues se ata besojnë më shumë tek partnerët e vjetër se sa tek një Evropë e bashkuar por e paqartë.

Skenarët e ardhshëm dhe të mundshëm të ngjarjeve me shumë mundësi mund të anojnë drejt ndërhyrjeve me karakter humanitar e civil, gjë e cila i jep rëndësi dhe prioritet komponentëve të tillë si ndërhyrja dhe menaxhimi. Për këtë arsye pesha i bie të mbahet prej aktorëve shtetëror evropian të përfshirë në një integrim global ku BE-ja do të ketë pjesën e vet të mbështetjes mbi ngjarjet që mund të ndodhin. Këshilli i Evropës e hodhi hapin e parë në këtë drejtim me aprovimin e Deklaratës mbi rritjen dhe përforcimin e kapaciteteve (Declaration on Strengthening Capabilities) në 2008. Deklarata shfaqi një objektiv të ri ambicioz për BE: aftësia për të zhvilluar paralelisht dy misione atë të stabilizimit dhe atë të rindërtimit. Deklarata i kërkonte shteteve anëtare që në të njëjtën kohë të kërkonin dhe studionin mbi zhvillimin e kapaciteteve dhe teknikave për administrimin e burimeve dhe situatave.

Traktati i Lisbonës parashikonte një seri arritjesh dhe novacionesh për t’u përshtatur prej BE-së në mënyrë që të arrihej një koherencë më e madhe politike ndërmjet vendeve në fushën e sigurisë së përbashkët. Parashikohej një mekanizëm i ri bashkëpunimi, i quajtur “Bashkëpunimi gradual në fushën e çështjeve të mbrojtjes” (Permanent Structured Cooperation in Defence Issues), që i krijonte mundësinë shteteve që kishin vullnetin e mirë për t’u organizuar ose bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes së përbashkët. Pavarësisht kësaj klime që krijonte Traktati, vendet anëtare gjer më sot nuk kanë krijuar asnjë hapësirë bashkëpunimi në këtë fushë dhe nuk kanë marrë masa konkrete për të realizuar ndonjë objektiv të përbashkët lidhur me çështjet e mbrojtjes. Kjo vjen si rezultat i disa arsyeve, së pari se perspektivat politike dhe objektivat strategjike mbeten të paqarta. Idetë mund të jenë të shumta, por pak prej tyre janë koherente të cilat mund të konkretizohen. Po ashtu debatet akademike akoma nuk kanë qartësuar se cilat mund të jenë përparësitë e një bashkëpunimi të mundshëm në fushën e mbrojtjes së përbashkët. Së dyti, se rruga drejt bashkëpunimit dhe mënyrat e realizimit të tij janë të shumta, mungon një vijë e qartë drejt së cilës vendet mund të orientohen. Së treti, mungojnë impenjimet ekonomike, të cilat do të bënin të mundshme realizimin e projekteve të bashkëpunimit. Kriza e fundit ekonomike i ka bërë vendet anëtare më të tërhequra dhe ka shtuar pasiguritë e tyre drejt projekteve të tilla që kërkojnë buxhete shtesë.

Përveç këtyre pikave ekzistojnë edhe paqartësi të tjera që kanë të bëjnë me debate më të hershme brenda BE-së. Një ndër këto është edhe koncepti i sovranitetit. Rezultatet e këtyre bashkëpunimeve janë të lidhura ngushtësisht me efektivitetin e sovranitetit të secilit prej vendeve anëtare. Pasi lind pyetja, sa të afta do të ishin këto vende të vepronin të vetme? Mbi këtë pyetje mund të nxirren konkluzione të qarta mbi politikat e ruajtjes së sovranitetit individual të vendeve anëtare, si dhe atij të BE nëse do të lind nevoja. Nga këndvështrimi ushtarak, mund të pyesim se çfarë janë të afta të bëjnë të vetme, vende si Gjermania, Italia, Franca, Zvicra ose Britania në situata krizash. Përgjigjet shkojnë drejt një jo-je të përbashkët, por asnjë nga vendet anëtare nuk kërkon ta mbush këtë vakum me një përgjigje përfundimtare, që do ta ballafaqonte secilin vend me një bashkëpunim të mundshëm ndërshtetëror. Faktorë të tillë si kriza financiare ose perspektivat demografike si dhe ndonjë krizë e mundshme natyrore, vetëm sa na e konfirmojnë atë çfarë thamë më sipër. Sovraniteti i kuptuar si aftësi veprimi, varet në radhë të parë nga aftësia për të bashkëpunuar dhe bashkërenduar punët në nivel ndërshtetëror.

About njihvetveten

Simple me!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: